AKTUALITET, 21 Tetor 2023, 20:09

Hetimet e SPAK për ish-kompleksin "Partizani", detyrim paraqitje për ndërtuesin Fatmir Bektashi

Hetimet e SPAK për ish-kompleksin "Partizani", detyrim paraqitje
Fatmir Bektashi

GJKKO ka caktuar sot masën detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha nën akuzën për korrupsion pasiv.

Masa e sigurisë për ish-kryeministrin e vendit u dha në kuadër të hetimeve nga SPAK për privatizimin e kompleksit sportiv të klubit Partizani në kryeqytet.

Më herët sot u ndalua në aeroportin e Rinasit dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua nga policia për të njëjtën akuzë.

Bashkë me ata është marrë masë detyrim paraqitje edhe për administratorin e kompanisë “Kontakt”, Fatmir Bektashi, i cili ka ndërtuar edhe kompekset në disa zona të Tiranës, sit e ish-kompleksi “Partizani” dhe te “Ali Demi”.