AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 18:31

Aksident në Laç, motori përplaset me makinën, plagoset rëndë drejtuesi

Aksident në Laç, motori përplaset me makinën, plagoset

Një aksident i rendë ka ndodhur pasditen e sotme në Laç. Një person, i cili ka qenë duke udhëtuar me motor është përplasur nga një makinë.

Ngjarja është regjistruar pranë gjykatës se Laçit. I dëmtuar rëndë ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.