AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 12:36

Sali Berisha takim me drejtuesit e degëve: Ish-kryetari i Mallakastrës është fituesi i 97 tenderave. Nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës…

Sali Berisha takim me drejtuesit e degëve: Ish-kryetari i Mallakastrës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot në një takim në selinë e Partisë Demokratike kryetarët e zgjedhur të degëve.

“Do përcaktojmë sot të gjithë qëndrimet, aktivitetin që ne do ndërmarrin për të shndërruar forcën tonë politike një forcë politike në veprim.

Për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazaret e pandershme, dhe të turpshme të udhëheqjes së saj. Nga flirtet, e padenja me pushtetin e Edi Ramës.

Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesorë të Bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore.

Ndaj bilbilon Enkelejdi sic thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri.

Përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje”.