TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aleksandër Sadikaj është 27-vjeçari, i cili humbi jetën këtë të shtunë, pasi makina ku ai udhëtonte pranë TEG-ut shpërtheu me lëndë eksplozive ishte nga Berati.
Ai ishte proceduar më parë për tentativë vrasje, raporton News24.
Të riut dyshohet se i është bërë atentat, pasi nga hetimet paraprake mësohet se lënda eksplozive është shpërthyer me telekomandë.
Sadikaj udhëtonte i vetëm në Benz-in që shpërtheu dhe u bë shkrumb e hi.
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, ka ndërruar jetë pasi u dërgua në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.