AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 15:24

Makina e 27-vjeçarit u shpërthye me telekomandë, ja si atentatorët e mbajtën në vëzhgim shënjestrën

Makina e 27-vjeçarit u shpërthye me telekomandë, ja si

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me atentatin që iu bë të riut sot në Tiranë, ku teksa ecte drejt Saukut, makina e tij shpërtheu.

Atentatorët kanë qenë dukë e vëzhguar gjatë gjithë kohës 27-vjeçarin dhe në momentin që automjeti tip “Wolksvagen”, me targa AB077 PO, ka nisur të lëvizë, kanë shpërthyer lëndën plasëse me telekomandë.

Mësohet se Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, doli me shenja jete nga makina, me njërën prej këmbëvve të prera si edhe me plagë të shumta në trup, por humbi më pas jetën në spital prej hemoragjisë.

Policia nuk ka ende një pistë hetimi, megjithatë rezulton se i riu është proceduar më parë penalisht për tentativë vrasje. Nuk ka të dhëna nëse të dyja ngjarjet lidhen me njëra-tjetrën pasi është shumë herët dhe policisë i duhet të bëjë kërkime të tjera për të patur një pistë të mirëfilltë hetimi.