AKTUALITET, 11 Qershor 2022, 14:17

VIDEO/ Shtëllunga të mëdha tymi, pamjet nga mjeti i shpërthyer në aksin e Saukut

VIDEO/ Shtëllunga të mëdha tymi, pamjet nga mjeti i

Një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër si pasojë e vendosjes së lëndëve eksplozive në rrugën Sauk-Teg.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Tiranë.

 Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është shtetasi A. S., 27 vjeç.


Policia tha se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë edhe ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë këto janë dhe pamjet nga vendi i ngjarjes.


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.