AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 09:30

Nesër mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, vendimet që do të merren

Nesër mbledhja e përbashkët mes qeverisë së

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mblidhen ditën e nesërme në Elbasan.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale.

 “Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”, shkruan Rama.

Në mbledhjen e përbashkët do të nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të dy vendeve.

Sipas marrëveshjes së miratuar nga qeveria shtetasit nga Kosova do të marrin leje qëndrimi me afat 5-vjeçar me një aplikim dhe pa dokumente.