TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka ndërruar jetë në një aksident të ndodhur këtë të martë në aksin Kardhiq-Delvinë. Viktimë ka mbetur shtetasi E.N, 42 vjeç.
Mësohet se teksa ishte duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. 42 vjeçari gjeti vdekjen në vend, tha policia.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.