AKTUALITET, 4 Tetor 2022, 11:11

Data e zgjedhjeve, Presidenti Begaj thërret krerët e grupeve parlamentare

Data e zgjedhjeve, Presidenti Begaj thërret krerët e grupeve

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur në Presidencë krerët e Grupeve Parlamentare. Mësohet se mbledhja me ligjvënësit do të bëhet për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve. Takimi do të jetë me të gjithë krerët e Grupeve Parlamentare përveçse me atë të Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Kujtojmë se me kreun e shtetit u taku vetë kryeministri Edi Rama të hënën paradite. Automjeti i kryeministrit u pa i parkuar në ambientet jashtë presidencës ndërsa takimi ishte informal.

Takimi i së hënës shënonte edhe herën e parë që kreu i qeverisë takon Presidentin Bajram Begaj që pasi ky i fundit mori detyrën në krye të shtetit.