AKTUALITET, 4 Tetor 2022, 12:03

Shkatërrohet një grup kriminal në Durrës, 15 të arrestuar, disa të dyshuar për vrasje. Kishin në shënjestër edhe një person

Shkatërrohet një grup kriminal në Durrës, 15 të

Policia ka shkatërruar një grup kriminal në Durrës, duke vënë në pranga 15 persona. 

Të arrestuarit janë të dyshuar për vrasje teksa operacioni erdhi pas marrjes peng të dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj në autostradën Tiranë- Durrës dy ditë më parë.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe I. F., si dhe A. H.,

Grupi kriminal dyshohet se kishte në shënjestër edhe A.Lahon.

Dyshohet që grupi kriminal të jetë i përfshirë dhe në një ngjarje të ndodhur në Don Bosko me një të vrarë dhe katër të plagosur.