TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, tha se i vetmi sistem që ka përballuar ndërhyrjen e hackerëve është prodhuar dhe mirëmbahet nga Rusia, sipas një kontrate të lidhur rreth 22 vite më parë. Sipas Dervishit, bëhet fjalë për sistemin Linux që ka në databazë gjurmët e gishtave të shqiptarëve dhe hackerat nuk arritën ta zbërthenin atë, siç ndodhi me systemin Windows që ka policia nëpër rrethe.
“Ka shpëtuar e parekur fare sistemi i gjurmëve të gishtërinjve. Ka shpëtuar sepse hackerët kanë sulmuar systemin Windows, ndërsa sistemi i gjurmëve të gishtërinjve në Shqipëri qenka Linux. Themeluesi është finlandez. Policisë i kanë mbetur brekët mender, dhe këto brekë lexojnë “Made in Russia”. Pra sistemi Linux u gjurmëve të gishtave në Shqipëri është rus, mirëmbahet nga rusët dhe shteti shqiptar i jep kompanisë ruse rreth 250-280 mijë euro në vit. Prandaj nuk është thyer ky sistem, sepse është rus.
Tani të bësh pyetjen a i kanë rusët gjurmët e gishtave, kot ta bësh.
Si e di unë këtë?
Kam punuar një kohë të gjatë si gazetar. Kam qenë te “Korrieri” në vitet 2000-2001 kur është marrë ky sistem, kur është blerë kompjuteri i gjurmëve të gishtave nga Rusia dhe ne kishim dyshime si gazetarë se mund të ishte bërë ndonjë palaçollëk, pra është blerë 2 dhe i është shitur shtetit shqiptar 4. Nga emaili im personal i dërgova koorporatës ruse një email dhe i them se “Unë jam një përfaqësues i policisë së Kosovës. Ju keni pajisur policinë shqiptare me një kompjuter për gjurmët e gishtave. E duam edhe ne. Ju lutem më dërgoni një listë çmimesh”.
Ata hezituan pak, por pak më vonë më dërguan një listë çmimesh dhe kompjuteri ishte blerë vetëm 20 mijë euro përmbi shifrën e blerjes. Ne vendosëm të mos e shtyjmë më tej historinë, sepse edhe ishte pak si abuzim, por edhe mund të pretendohej se ata kishin prodhuar një kompjuter më të avancuar, diçka e tillë.
Policisë shqiptare i doli problemi i përputhshmërisë mes sistemit Linux dhe sistemit Windows që ishte nëpër drejtoritë e policisë, pra si do të bëhej përshtatshmëria për të krahasuar. Atëherë e zgjidhën duke futur sistemin Linux në të gjithë drejtoritë e rretheve”.