AKTUALITET, 24 Shkurt 2024, 12:49

Çakalli gjendet në mes Tiranës/ Kafsha e egër pikaset nga qytetarët, ndërhyjnë punonjësit e Agjencisë së Parqeve

Çakalli gjendet në mes Tiranës/ Kafsha e egër pikaset nga

Një çakall është gjetur si rrallëherë në një ambientet më të frekuentura të Tiranës nga qytetarë gjatë mesditës.

Në ambientet e bareve pranë Teatrit të Operas dhe Baletit qytetarët kanë pikasur kafshën e egër larg zonave të pyllëzuar, ku ka ambientin e rritjes. 

Qytetarët kanë sinjalizuar punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të arritur të kapin çakallin. Pa kaluar në asnjë situatë kërcënuese punonjësit kanë arritur ta marrin dhe ta vendosin përkohësisht në kafaz.