AKTUALITET, 24 Shkurt 2024, 12:43

Ambasadori i BE: Europa, Shqipëria dhe aleatët do të bëjnë atë që duhet që Ukraina të fitojë luftën!

Ambasadori i BE: Europa, Shqipëria dhe aleatët do të

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato është shprehur se Unioni, Shqipëria dhe vendet aleate do të vazhojnë të bëjnë atë që duhet në mënyrë që Ukrainë të fitojë luftën.

Në një manifestim të organizuar nga Bashkia e Tiranës në solidaritet me popullin e Ukrainës në dy vjetorin e agresionit rus, ambasadori Gonzato u shpreh se vendosmëria e partnerëve për ta mbështetur Kievin u vendos në pikëpyetje, por treguan që e kanë gabim.

Diplomati i BE-së theksoi se do të vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës.

“Pushtimi i Rusisë ka sjellë shkatërrim në Ukrainë, zhvendosjen e miliona njerëzve, Sulmet ndaj civilëve është pjesë e strategjisë së tyre. Ukrainasit vazhdojnë të bëjnë qëndresë dhe të investojnë tek e ardhmja.

Janë frymëzim për të gjithë ne. BE, Shqipëria dhe aleatët tanë do të bëjnë atë që duhet në mënyrë që Ukrainë të fitojë.

Gjatë këtyre dy viteve shumë janë vënë në pikëpyetje mundësinë që ka pasur Ukraina për të bërë rezistencë dhe vendosmërinë e partnerëve për ta mbështetur. Por së bashku, kemi treguar që e kanë pasur gabim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë”, tha ai.