TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për inceneratorin e Tiranës, deklaroi se Mirel Mërtiri nuk është më pronari, por ia kanë marrë. Ai përmendi një biznesmen shqiptaro-zviceran dhe tha se ka 40% të inceneratorit të Tiranës, një shtetas të quajtur Blerim Hoxha.
Gazetarja Ola Xama tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se shtetasi Blerim Hoxha është pronar i një kompanie me bazë në Zvicër dhe ai financon fushatat e Ramës dhe Veliajt.
“Blerim Hoxha është pronar i kompanisë ICARE me bazë në Zvicër, ka 40 përqind të inceneratorit të Tiranës. 20 për qind janë në parajsa fiskale dhe 40 për qind janë të një italiani, Precezi, që erdhi dhe bëri edhe një takim te Agjencia e Pronave të Sekuestruara.
Blerim Hoxha është një shtetas nga Kosova, është përfaqësues i kompanisë “Tosk Energy”, një biznes që më pas ka marrë pronësinë e rafinerisë së Ballshit, përmes kompanisë SPD. Ai ka lidhje me të dyja linjat që financojnë fushatat, edhe të z. Rama, edhe të z. Veliaj”-tha Xama.