TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kulmin e debatit për ndotjen alarmante të ajrit të Tiranës nga ndërtimi i kullave, shkatërrimi i lulishteve dhe bllokimi i trafikut, kryeministri Edi Rama gjeti kohë, sot injorojë thirrjet për ndërhyrje emergjente, duke reklamuar kullat që kanë zhytur Kullën e Sahatit, afër xhamisë së Et’hem Beut dhe bashkisë së Tiranës.
Rama postoi në Instagram një foto ku shfaqet duke i bërë foto kullave në qendër të Tiranës. “My beautiful city” shkruan Rama teksa fikson në celularin e tij ngrehinat e larta pas bashkisë.
Reklamimi i Ramës për kullat ka 20 vite që bëhet, që kur ishte kryetar bashkie, dhe ai i ka mbrojtur ato si modernizim i kryeqytetit, edhe pse ato kanë shkatërruar Tiranën, dyshohet se pastrojnë paratë e trafiqeve, drogës dhe korrupsionit dhe e kanë bërë qytetin të pajetueshëm.
Të hënën e kaluar, Besnik Baraj, ish-deputet i PS-së, prezantoi në emisionin “Të Paekspozuarit” shifra alarmante të ndotjes së kryeqytetit, ku grimcat 2.5 mikron, shkaktare të sëmundjeve të ndryshme, janë në nivele 20 herë më të larta se norma e lejuar nga OBSH.
View this post on Instagram