TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arben Ahmetaj thotë se është këcënuar me jetë disa herë, përfshirë edhe një kërcënim me telefon nga burgu. Ahmetaj deklaroi në Syri TV, se edhe familja e tij, përfshirë fëmijët janë kërcënuar me jetë.
Pjesë nga biseda:
Çim Peka: Jeni kërcënuar?
Arben Ahmetaj: Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu.
Çim Peka: Jeni marrë në telefon nga burgu.
Arben Ahmetaj: Po. Dhe dy herë drejtpërsëdrejti. Të jem i sinqertë kur kërcënimi kaloi te gruaja që mbante fëmijën tim, me fëmijën tim tek liqeni, nuk e lashë më të më ikte si me demek trim i madh unë se shkoi te fëmija. Hera e fundit ka qenë tek rrethi tek liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të thotë kryeministri të vejë të s’ëmës dhe pastaj të dalë e të thotë se po të isha unë gjykatës e prokurori, do ishte më keq, sigurisht për çfarë do më kërcënonin mua. Këtë e kam ndarë me shumë shërbime.