TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ndaloi në fshatin Shelcan, rreth 12 km larg Elbasanit, në familjen e 94-vjeçares, Sina Dedja.
E moshuara dhe e bija kërkojnë ndihmë pasi 94-vjeçarja jeton në kushte të vështira ekonomike.
Ajo merr vetëm 46 mijë lekë të vjetra pension me të cilat nuk di ç’të bëjë më parë. Sina ka 3 fëmijë të martuar që nuk e ndihmojnë dot pasi edhe ata nuk kanë të ardhura.
Vajza e 94-vjeçares: Unë jam e bija e Sines, jam 74 vjeçe, Sina është 94 vjeçe. Jeton në kushte të vështira shumë.
Gazetarja: Sa fëmijë ka Sina, përveç teje?
Vajza e 94-vjeçares: Sina ka dy goca dhe një çun, unë, është edhe një Elbasan dhe është dhe djali.
Gazetarja: Nuk keni mundësi që ta ndihmoni apo…
Vajza e 94-vjeçares: Po edhe vetë, por kur thua ti… edhe vetë të varfër, 80 mijë lekë, aq marr vetë. Motra 60 mijë merr se pension kooperative.
Sina Dedja: E fortë, por me shkop vij përqark.
Gazetarja: Me kë jeton nëna?
Sina Dedja: Me djalin.
Vajza e 94-vjeçares: Këtë shtëpi e kanë bërë bamirësit, një nga Tirana, rob Zoti.
Gazetarja: Çfarë të ardhurash merr nëna?
Sina Dedja: 40 mijë marr, ku t’i çojë nëna? Te dritat, te uji apo të ha? Nuk më del. Dritat na i presin po si paguve. Kërkoj ndihmë çfarë të ketë. Ushqime dua.
Pas apelit të 94-vjeçares Sina Dedja, emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjave Ndryshe” i çuan të moshuarës ushqime për një muaj./tvklan.al