AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 18:52

Kthesa e Berishës, e çon kuvendin në stadium

Kthesa e Berishës, e çon kuvendin në stadium

Në datë 11 dhjetor, Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Ish-kryeministri ka njoftuar më herët se janë më shumë se 4200 delegatë që kanë firmosur për mbledhjen e këtij forumi, që është më i lartë i partisë më të madhe në opozitë.

Po ku do të zhvillohet Kuvendi?

Kuvendi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

 "Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi 'Air Albania', por për motin nuk e dimë", tha Berisha. 

Delegatët që do të identifikohen elektronikisht do të vendosen në një pjesë të veçantë të stadiumit dhe në krahun tjetër pjesa e militantëve.

Shtatë ditë pas Kuvendit të organizuar nga ish-kryeministri, Lulzim Basha në 18 Dhjetor ka thirrur  Kuvendin e PD-së.

Poll