AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 20:04

“Gardian i çmuar i parave publike”, Sali Berisha zbulon ‘debatin’ me Bashën për largimin e Ridvan Bodes: Si mund ta heqësh nga lista?! Ai është …

“Gardian i çmuar i parave publike”, Sali Berisha zbulon

Nga Foltorja e Devollit, ish-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për mospërfshirjen në listën e kandidatëve për deputet në vitin 2017 të ish-Ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Sali Berisha e quajti Ridvan Boden një "gardian të paçmueshëm" të parave publike, i cili nuk vinte asnjë interes tjetër kur gjendje përballë mbrojtjes së tyre.

Ka pasur dhe një përballje me Bashën për këtë çështje. Berisha thotë se, e ka pyetur Bashën si mundet të lërë jashtë listave, një nga njohësit më të shkëlqyeshëm të financave.

“Hoqi Ridvan Boden, që është nga një fshat i këtij rrethi. Te Basha nuk egziston respekti për kontributin e tij. E hoqi nga lista dhe i them si e bëre ti këtë? Unë i them ai është një nga njohësit më të shkëlqyer të financave në këtë vend. Ai ishte një gardian jashtëzakonisht i çmuar i parave publike. Nuk vinte interes tjetër më të madh se ruajtjen e tyre. Sikur dhe në opozitë të jemi, na duhej ky ne në parlament. Sikur nuk egzistonte. Me radhë kështu veproi me tjerët. Kërkoi të krijonte bashizmin, por ta quajmë më mire boshizmin. E konceptoi si një shkëputje nga PD. Po ti nga PD s’ke si shkëputesh. Ti mund të aplikosh parime të reja por jo të shkëputesh, sepse ne jemi parti tradicionale. Ne nuk mund të largojmë ata që kanë kontrinuar. 8 vite bashizëm janë 8 vite boshizëm, humbje dhe disfatë. Asnjëe minutë nuk mund të qëndrojë më në postin që ka“, tha Berisha.