AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 18:33

Berisha paralajmëron Lulzim Bashën: Je anëtar i organizatës kriminale, do të dalin dosje të tjera ku je i implikuar!

Berisha paralajmëron Lulzim Bashën: Je anëtar i organizatës

Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Nga ‘Foltorja’ e Devollit, Berisha ka paralajmëruar Bashën se veç ‘Toyota Yaris’ dhe dosjes Muzin, do të dalin edhe dosje të tjera ku është përfshirë.

“Faktet po dëshmojnë cdo ditë e më shume se nëse në vend është vendosur narkoshteti, për fat të keq kreu i opozitës me dosje të tij të krimit është aksioner i këtij shteti. I kam kërkuar të japë shpjegime për Toyota Yaris, dosjen Muzin. Me radhe do dalin edhe dosje të tjera”, tha Berisha.

Ndërsa e akuzoi se në Belgjikë është i proceduar penalisht lidhur me çështjen e ‘Toyota Yaris’, Berisha tha se Basha me këtë dosje në Belgjike është shpallu anëtar i organizatës kriminale. 

“I kërkoj jep dorëheqjen, mos u fsheh pas dosjeve tua. Rama të ka kursyer e të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, me dosje në Belgjike shpallet anëtar i organizatës kriminale. Me këtë rast ju garantoj se sic e ka zakon se ‘për cdo gjë fajin e ka Saliu’, ai prishi operacionin dhe ia kam thënë pa ardhur Toyota në Shqipëri. Kjo nënkupton implikimin tënd. Ka fshehur se ishte thirrur 5 herë për tu proceduar penalisht. Tetor të këtij viti u thirr përsëri, më 17 prokurorët belg e presin në zyrën e tyre”, tha Berisha.

Poll