AKTUALITET, 3 Dhjetor 2021, 21:17

Gjendet e pajetë një 60-vjeçare brenda banesës së saj në Vlorë

Gjendet e pajetë një 60-vjeçare brenda banesës së saj

Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e saj në Vlorë. Shtetësja me iniciale M.D. është gjetur nga komshinjtë në banesën e saj në lagjen “Pavarësia”.

Nga këqyrrja paraprake, në trupin e 60-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.12.2021, në lagjen ” Pavarsia”, Vlorë,  është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja M.D., rreth 60 vjeçe, e cila jetonte e vetme.  Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.