TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari i kronikës, Elton Qyno, ka zbardhur detaje e të reja nga arrestimi i Vëllezërve Beqiraj të cilët punon si vrasës me pagesë dhe nga rrëmbimi i njërit prej tyre.
Ai tha në RTV Ora se pas rrëmbimit është vënë policia në ndjekje dhe autorët e kanë braktisur makinë bashkë me pengun brenda.
Gazetari shtoi se më pas dy vëllezërit janë shoqëruar në polici dhe aty kanë kërkuar mbrojtjes së jetës së tyre dhe familjarëve të tyre.
"Vëllezërit Beqiraj janë goditur kur kanë qenë mbi një motor në Shijak. Për shkak se situata është raportuar në fillim. Drejtuesit e makinës kanë shkëmbyer fjalë dhe janë konfliktuar me vëllezërit, ndërsa një nga vëllezërit është marrë me makinë dhe është larguar, pikërisht është kuptuar se ka qenë një ngjarje kriminale dhe jo një aksident.
Patrulla i është vënë pas makinës dhe ka njoftuar policinë e Durrësit për ta rrethuar automjetin. Mjeti është braktisur nga autorët dhe pengu Beqiraj është lënë i lirë. Vëllezërit janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje dhe ata kanë shprehur vullnetit për të bashkëpunuar për një sërë krimesh. Ata kanë kërkuar që tu garantohet jeta e tyre dhe familjarëve të tyre.
Policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet dhe ka rezultuar se në banesën në Rrumit të Shijakut është bërë një kontroll nga RENEA dhe është ndërhyrë në të tria qarqet sepse ka pasur frikë se mund të reagohet ndaj policisë. Dëshmia e tyre ka konfirmuar disa ngjarje kriminale të ndodhura deri më sot", tha Qyno.
Ai shtoi se në fakt dy vëllezërit nuk ishin për një xhiro në Shijak, por ishin aty për të vëzhguar një nga personazhet e botës së krimit, Rrumi i Shijakut.
"Policia e ka pasur të vështirë zbardhjen e ngjarjes. Ka pasur një hetim edhe persona të tjerë për konfliktet që ka pasur Erion Çela. Erion Çela ishte një e person i dënuar jashtë vendit dhe policia ka qenë duke hetuar aktivitetin e tij në fushën e Drogës.
Ndërkohë që vëllezërit Beqiraj janë shprehur se kanë gabuar në vrasjen e tij, pasi fokusi ka qenë Geron Hasanbelliu. Në fakt dy vëllezërit nuk ishin për një xhiro në Shijak, por ishin aty për të vëzhguar një nga personazhet e botës së krimit, Rrumi i Shijakut. Lëvizjet e tyre i kanë bërë përshtypje edhe atyre që janë garant të Rrumit të Shijakut dhe palët kanë ndjekur njëra-tjetrën", tha Qyno.