TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës ka arrestuar sonte biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës të cilët gjatë kontrollit i kane gjetur atij një pistoletë pa leje.
Ai është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.
Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ishte edhe zv/president i Vllaznisë. Ai është vëllai i Hasan Isufit, i cili në Prill të vitit 2020, plagosi një tjetër person.
