TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pronarët e bizneseve në zonën e “Lungomares” në Vlorë vijuan edhe këtë të hënë në mbrëmje protestën.
Ata protestuan me qirinj në duar, duke kërkuar zgjatjen e fashës së lejimit të muzikës deri në orën 24:00, si dhe heqjen e gardhit policor nga bizneset e tyre.
“Ashtu siç ju kemi paralajmëruar, këtu është kulmi i protestës tonë. Ne kemi paralajmëruar një protestë, mbyllje totale të bizneseve përgjatë Lungomares për 24 orë. Jemi mbledhur këtu që të gjithë, në një zë unanim, që të përcjellim mesazhin që këtë çështje e kemi problematikë serioze.
Është si punë e armëve kimike që u mblodhën të gjithë pa asnjë lidhje politike. Të hiqet gardhi policor, shiko sa lezet ka sot, ka turizëm. Përveç gardhit policor, është fasha e orarit, të paktën të kalojë deri në orën 02:00. Ora muzikore, ne na u duk sikur na i dha si karamele orën për muzikën deri në 23:00, por faleminderit edhe për atë. Kërkojmë që deri në orën 24:00, brenda rregullave dhe pa ndotje akustike, ne të kemi një sfond muzikor”, u shpreh një pronar lokali në një prononcim për mediat.