AKTUALITET, 6 Janar 2019, 20:17

Aksidenti me vdekje në “Urën Vajgurore”, makina përplasi 45-vjeçarin (Detaje)

Aksidenti me vdekje në “Urën Vajgurore”, makina

Një tjetër aksident mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake nga policia e Beratit, mësohet se në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi i Çifliku’’, shtetasi J.C, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjeti karotrec ka aksidentuar shtetasin D.M, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë.

Po ashtu mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje.

Njoftimi i policisë: 

Berat

Informacion paraprak

Në datë 06.01.2019, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Poshnje- Ura Vajgurore, në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi i Çifliku’’, shtetasi J.C, banues në Ura Vajgurore, duke drejtuar një mjeti karotrec ka aksidentuar shtetasin D.M, 45 vjeç, banues në Berat, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejëshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.