AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 13:08

8 Dhjetori, Xhixho, publikon mesazhet e të rinjve: Në 25 Prill do të kthehem në vendin tim

8 Dhjetori, Xhixho, publikon mesazhet e të rinjve: Në 25 Prill do

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho ka përkujtuar 8 dhjetorin me një postim në rrjetet sociale.

“Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë, ka nevojë për përkushtimin dhe dashurinë e tyre”, shkruan Xhixho.

Shënimin e saj e shoqëron me një video mesazh të të rinjve.

Ja postimi i plotë:

8 dhjetori - dita e rinisë:

Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të rinjtë, ka nevojë për përkushtimin dhe dashurinë e tyre.

Por edhe të rinjtë kanë nevojë ta ndjejnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, kanë nevojë për ngrohtësinë dhe dashurinë e saj.

Ky është mesazhi që përcjellin Blerina,Toni,Albina,Andela dhe unë jam e lumtur që ata zgjodhën ta përcjellin përmes meje mesazhin e tyre.

#stoplargimitteterinjve #joemigrimmasiv #terinjtene vendinetyre

#shqiperiashtepiajone #meshumemundesiperrinine #covid19