AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 10:44

Ndërrimi i adresave të qytetarëve, KQZ letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ja çfarë kërkon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, pas ankesave të qytetarëve për ndërrim adresash.

KQZ bën disa pyetje në letër, të tilla si në cilën datë është nxjerr ekstrakti i popullsisë, cili është kriteri i ekstradit të popullsisë së çdo qarku etj.

Po ashtu, KQZ bën pyetje nëse ekziston mundësia që zgjedhësit në jenë në listat e një qarku për efekt të zgjedhjeve.

Gjithashtu, KQZ ngre pyetje nëse mund t’i vihet apo jo në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, produkti përfundimtar i projektit të popullimit të adresave etj.