AKTUALITET, 8 Dhjetor 2020, 12:48

U arrestua dy ditë më parë, Indrit Taullau del para gjykatës në Kosovë

U arrestua dy ditë më parë, Indrit Taullau del para gjykatës

Anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Taullau, që u arrestua dy ditë më parë në Kosovë doli sot përpara Gjykatës së Prizrenit, për t’u njohur me masën e sigurisë në ngarkim të tij.

Ndalimi i Taullaut është bërë nga ana e Interpol, me urdhër të SPAK-ut.

Sipas burimeve nga autoritetet kosovare, ai është ndaluar si i dyshuar për vrasje të rëndë të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ngjarja për të cilën dyshohet këtë herë Indrit Taullau ka ndodhur në vitin 2019 në Durrës.