TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi vijon të marrë të tjera jetë në radhët e “bluzave të bardha”.
Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi ka ndërruar sot jetë, duke e humbur betejën e Covid-19.
Mësohet se 50-vjeçari ishte i shtruar prej dy javësh në spital në Tiranë, dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik.
Në një mesazh Fakulteti i Shëndetit të Universitetit “Ismail Qemali” shprehet:
“Jeta e çdo njërit prej nesh është e vyer, por jeta e një mjeku është aset për njerëzimin, për mijëra emra pacientësh të shëruar.
Dr Leonard Kamberi, obsetri ynë i talentuar, kolegu ynë i dashur, pedagogu i përkushtuar, profesionisti që mirëpriste me fjalën e tij të ëmbël dhe me parimet e larta të mjekësisë.
Na hidhërove shumë dr. Nardi, një dhimbje e madhe për prindërit, për motrat, të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët dhe për komunitetin që i shërbeve aq denjësisht. Dhembje dhe lutje të pafundme për ju!”