AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 12:44

73 vjeçarja me koronavirus në Elbasan, dalin detajet, si u infektua

73 vjeçarja me koronavirus në Elbasan, dalin detajet, si u infektua


Elbasani është rikthyer në hartën Covid të Shqipërisë disa javë pasi u shërua edhe pacienti i fundit i infektuar.

Gruaja nga Elbasani dyshohet se është infektuar në Tiranë pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore, raporton Abc News.

Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë marrë 10 tamponë dhe rezultoi pozitive vetëm 73 vjeçarja, ndërsa tre anëtarët e tjerë të familjes në testin e parë kanë rezultuar negativ.

Pavarësisht thirrjes së autoriteteve për të shmangur grumbullimet dhe ceremonitë mortore mësohet se gruaja para disa ditësh ka marrë pjesë në varrimin e një të afërme të saj në Tiranë.

Aktualisht gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme , për pasojë është izoluar në banesën e saj.

Jo më larg se sot u krye dezinfektimi i banesës dhe mjediseve të përbashkëta në pallat.

Pas më shumë se një muaj pa raste frika dhe paniku u rikthye në qytetin e Elbasanit.

Ndonëse bashki e gjelbër në Elbasan nga sot aktiv një rast.