TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 31 pacientë të prekur nga koronavirusi.
Infektologu Valbon Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e tyre, në përgjithësi, është stabile.
Sipas tij, shtatë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, tre pacientë janë në repart intensiv, në gjendje të rëndë, derisa njëri prej tyre është në gjendje më kritike.
Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,298 raste me koronavirus.
Prej tyre, 31 pacientë kanë humbur jetën. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi arrin në 913.