AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 12:18

“Gjigandi Tahiri”, fansja e “zjarrtë” e ish ministrit, pret vendimin e gjykatës me bluzën e stampuar


Jashtë dyerve të gjykatës së Apelit, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pritur nga e ashtuquajtura “fansja” e tij e zjarrtë.

Ajo është shfaqur e veshur me një bluzë ku ka të stampuar foton e ish-ministrit, ndërkohë që mban në fytyrë edhe një maskë anti-covid të personalizuar, ku shkruhet emri i tij.

Zonja në fjalë është parë disa herë jashtë dyerve të gjykatave, gjatë gjykimit të ish-ministrit, ku bashkë me disa persona të tjerë e kanë quajtur atë në kor ministri kampion.