AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 11:21

Koronavirusi/ Shtohen shtrimet në Infektiv, ja sa pacientë janë në terapi intensive

Koronavirusi/ Shtohen shtrimet në Infektiv, ja sa pacientë janë


Dita me numrin rekord të të prekurve me koronavirus në vend është shoqëruar edhe me shtim të ndjeshëm të personave të shtruar në spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se “në spitalin infektiv aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive”.

Në vendin tonë janë aktualisht 349 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19′- njofton Ministria.

COVID-19 – Statistika (11 Qershor 2020)

Testime totale 19562

Raste pozitive 1385

Raste të shëruara 1001

Raste Aktive 349

Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 211

Shkodër 42

Krujë 32

Kamëz 23

Durrës 16

Mat 9

Lushnje 5

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Lezhë 1

Pukë 1

Berat 1

Ura Vajgurore 1

Vlorë 1

Elbasan 1.