TEJ E KETEJ, 14 Prill 2021, 23:59

Blendi Klosi fluturon me parashutë mbi Berat dhe menjëherë fiton 5 deputetë

Blendi Klosi fluturon me parashutë mbi Berat dhe menjëherë fiton

Fluturon, fluturon, fluturon… Blendi Klosi!

Dhe kështu ka ndodhur vërtet. Blendi Klosi, drejtori i fushatës elektorale për Partinë Socialiste në të gjithë qarkun e Beratit, ka kryer dje një akt fluturak, të paprecedent.

Pasi ka hypur në majë të një parashute, ai ka fluturuar plot gjysmë ore mbi qytetin 2400 vjeçar të Beratit.

Të gjithë këtë veprim të guximshëm, Klosi e ka vetë-filmuar dhe ja ka paraqitur për përdorim Fevziut, në rubrikën e shtrenjtë elektorale, që Opinion ushtron këto ditë të ethshme para zgjedhore.

Njoftohemi se parashutën e drejtonte një nga miqtë e renegatit të LSI-së, Nasip Naço.

Pas fluturimit, Klosin, erdhi dhe e intervistoi gazetarja e emisionit Opinion, që Fevziu e dërgon në të gjitha aktivitetet më të largëta dhe më të thepisura të vendit.

Në mes të intervistës, Klosi i gëzuar, deklaroi se PS-ja i ka mbyllur hesapet në Berat, duke marrë në 25 prill, plot pesë deputetë, nga gjashtë që janë gjithsej. Kaq.