AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 20:56

Zyrtarët e policisë greke premtojnë se do vijojnë punën edhe gjatë natës

Zyrtarët e policisë greke premtojnë se do vijojnë punën

Drejtori i Policisë Kufitare të Janinës Fotis Dijis dhe komandanti i Policisë Kufitare Greke të Janinës Thomas Betsis kanë mbërritur në pjesën shqiptare të Kakavijës për të parë nga afër situatën e krijuar.

Ata janë takuar me drejtuesit e Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës.

Këta të fundit duke parë volumin e punës dhe prezencën e shumtë të emigrantëve shqiptarë u kanë kërkuar homologëve grekë shtyrjen e orarit të hyrjes se emigrantëve në Greqi edhe gjatë orëve të natës deri në orën 06:00 të ditës së nesërme.

Zoti Diniss dhe Betsas kanë premtuar se do të lejojnë funksionimin e pikës edhe gjatë orëve të natës deri në zhdukjen e radhëve të emigrantëve që presin në Kakavijë për t’u larguar drejt Greqisë.

Prej ores 06:00 të ditës së nesërme çdokush që do hyjë në Greqi do t’i duhet të paraqesë PCR test dhe karantinim i detyruar 7 ditor.