AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 16:09

Shënohen 120 raste të reja brenda 24 orëve nga koronavirusi

Shënohen 120 raste të reja brenda 24 orëve nga koronavirusi

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve pozitivë me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 120 raste të reja nga koronavirusi në vend, ndërsa janë kryer 626 testime për të dyshuar të prekur.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë. Ndërsa situatë e rënduar paraqitet në spitalet Covid ku 125 pacientë po marrin trajtimin e nevojshëm.

Nga këta pacientëm 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar. Ministria njoftoi po ashtu se në dy spitalet po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19, janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtimin spitalor për pasojat e smëundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar.

COVID-19 – Statistika (16 Gusht 2020)

Testime totale 50427

Raste pozitive 7380

Raste të shëruara 3794

Raste Aktive 3358

Humbje jete 228 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1795

Durrës 434

Shkodër 285

Fier 146

Lezhë 126

Korçë 126

Vlorë 125

Kukës 102

Elbasan 94

Berat 57

Gjirokastër 34

Dibër 34