TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbi 294 mijë të infektuar është rekordi i ri global i shënuar gjatë 24 orëve të fundit! Kjo shifër u bë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që dha alarmin për këtë shifër alarmante, ndërkohë të prekurit në gjithë botën kanë arritur në mbi 21 milionë dhe 770 mijë kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit, në Francë janë shënuar 3310 raste të reja, në Spanjë, numri i infektimeve ditore ra këtë të diel në 2987. Gjatë javës pati raste kur shifra kapërceu 5 mijë të infektuar në 24 orë.
Shtim të ndjeshëm infektimesh ka pasur edhe në Korenë e Jugut dhe Zelandën e Re. Në Shtetet e Bashkuara, infektimet ditore janë mbi 46 mijë.
Situata shfaqet alarmante dhe është e qartë që duhen marr masa që shifrat të mos rriten në mënyrë të tillë!