TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Chelsea ka zyrtarizuar pak momente më parë blerjen e sulmuesit 28-vjeçar Romelu Lukaku nga Interi për shumën 115 milionë euro.
“Mirë se vjen në shtëpi, Romelu Lukaku”- shkruan Chelsea në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1425864662881558531?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1425864662881558531%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzyrtare-romelu-lukaku-kontrate-5-vjecare-me-chelsea-n-tek-ky-klub-i-mrekullueshem-gjej-ambiciet-e-mia%2F
Marrëveshja u arrit disa ditë më pare ku pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, Lukaku ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me pagë 12 deri 13 milionë euro në vit.
Lukaku largohet nga Inter pas dy sezonesh, gjatë së cilave ka luajtur në 72 ndeshje dhe ka shënuar 47 gola. Sezonin e fundit ishte pika kyçe që udhëhoqi zikaltrit drejt titullit kampion.