SPORT, 12 Gusht 2021, 12:10

Klaus Gjasula lë Hamburgun, por mbetet në Bundesligën e dytë gjermane

Klaus Gjasula lë Hamburgun, por mbetet në Bundesligën e dytë

Klaus Gjasula ndërron skuadër, por jo kampionat.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar si futbollisti më i ri i Darmshtadit, skuadër që merr pjesë në Bundesligën e Dytë gjermane.

“Gladiatori” kuqezi përfundoi para kohe kontratën me Hamburgun, për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023 me skuadrën që kërkon t’i largohet fundit të klasifikimit pas javëve të para.

Mesfushori kuqezi nuk arriti që të shprehte te Hamburgu të gjitha cilësitë e tij, i ndalur nga dëmtimet dhe për këtë arsye, humbi vendin mes titullarëve në një sezon që ai vetë e ka cilësuar si më të dobëtin e karrierës.