SPORT, 11 Gusht 2021, 10:38

Tifozët e “dashuruar” pas Messit, i blen të gjitha fanellat e argjentinasit në më pak se 30 minuta

Tifozët e Paris Saint Germain duket se janë “dashuruar” menjëherë me mesin.

Kjo konfirmohet nga kërkesat që ka pasur për fanellën e tij, në dyqanin “online” të klubit, ku u blenë të gjitha bluzat e disponueshme, në më pak se 30 minuta.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mbërriti në Paris të martën për teste mjekësore para përfundimit të transferimit të tij të bujshëm falas në skuadrën e Ligue 1.

Messi ka nënshkruar për 2 vite me parisienët, me opsionin për të vazhduar edhe për një vit të tretë.

PSG konfirmoi se superylli 34-vjeçar argjentinas do të vishte fanellën me numër 30, një numër që ai e kishte veshur më parë në debutimin e tij për Barcelonën.

Videoja zyrtare e njoftimit për nënshkrimin e Messit u postua rreth orës 22:15 me kohën tonë lokale në llogarinë e PSG në Twitter.

Gazetari Jonas Adnan Giaever më vonë shkroi në Twitter se fanella e ‘Messi 30’ në dyqanin e PSG-së ishte shitur për vetëm rreth 30 minuta pasi u shfaq video e prezantimit.