BALLKAN, 14 Nëntor 2017, 14:26

Zv.kryeminstrja serbe: Bosnja nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës pa pëlqimin tonë

Zv.kryeminstrja serbe: Bosnja nuk mund ta njohë pavarësinë e

Deklarata e politikanit boshnjak, Bakir Izetbegoviq  se Bosnja do ta njohë pavarësinë e Kosovës dyshohet se ka të bëjë me marrëdhëniet e reja midis Beogradit dhe Ankarasë dhe ndjenjën e tij të rrezikut për mënyrën se si u prit presidenti turk në Serbi raportojnë mediat kosovare .

“Megjithëse e di se Bosnja nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës pa pëlqimin e serbëve, anëtari i presidencës së Bosnjës dhe Herecegovinës, Izetbegoviq me qëllim bën deklarata të tilla në mënyrë që të provokojë reagimin e Beogradit”,  ka deklaruar zëvendës-kryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq.