TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Jetoj me ty në mendje, zemër e shpirt” – me këto fjalë e kujton sot gjyqtaren Fildes Hafizi, motra e saj Amela.
Përmes një postimi të ndjerë në facebook, motra e gjyqtares Hafizi, vrarë dy vite më parë nga ish bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, shkruan se për të koha ka ndaluar në atë ditë.
“Nuk më besohet që kanë kaluar dy vite pa ty. Ndihem e mpirë. Për mua koha ka ndaluar në këtë ditë.
Jetoj me ty në mendje, zemër e shpirt. Nuk të harroj në asnjë çast të jetës sime e sot dua që të të kujtojnë edhe të tjerët. Je dashuria e jetës sime dhe të dua në përjetësi.” shkruan Amela, motra e gjyqtares Fildes Hafizi në statusin e saj në rrjetet sociale.
NGJARJA
Fildes Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht 2017, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë, në zonën e Xhamllikut.
Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konfliktesh, për të cilat çifti dhe ishte divorcuar. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku 54-vjeçari ishte edhe i armatosur.
Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.
Pas krimit Fadil Kasemi u arrestua nën akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.
