TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka gjetur mënyrën më të shëmtuar për ti ardhur në ndihmë sivëllait të tij Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet farsë që ky i fundit po zhvillon në Serbi. Nëntë parti kryesore opozitare i kanë bojkotuar ato dhe u kanë bërë thirrje zgjedhëzve të tyre nga e majta në të djathtë të mos shkojnë në votime, si shkak i regjimit autokratik, kapjes së mediave dhe mbytjes së demokracisë në vend.
Ashtu si edhe në Tiranë propaganda e regjimit serb ka qenë të nxisë opozitën fallco dhe të përkrahë ato që quan shumicën e 21 listave që konkurojnë. Qëllimi i regjimit serbë është të ruajë njëkohësisht fasadën demokratike dhe të shtojë pjesmarrjen në zgjedhje. E pikërisht këtu i ka ardhur në ndihmë me aq sa mundet edhe Edi Rama i cili i ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në këtë teatër demokratik.
“Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë” ka shkruar ai në një shenim ne Twitter.
Se sa mund të arrijë një minorancë etnike në kushtet e mungesës së demokracisë dhe sundimit të një regjimi, kjo është një gjë e ditur. Por qëllimi i Ramës duket se nuk është ky, por ti shërbejë propagandës të autokratit serb, që njësoj si këtu në Tiranë tenton tua shesë qytetarëve sapunin për djathë.
Mesazhi i Rames
Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë. Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë. /lapsi.al/