AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 12:28

U infektua me koronavirus, 60 vjeçari nga Përmeti mori pjesë në festën e fshatit

U infektua me koronavirus, 60 vjeçari nga Përmeti mori pjesë


Ditën e sotme u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Përmet.

Bëhet fjalë për një burrë rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se u infektua gjatë një feste të zhvilluar në fshatin Frashër disa ditë më parë.

Pas konstatimit të tij si pozitiv, DSHP ka marrë 11 tamponë të tjerë në qytet, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.

Ky është rasti i dytë me koronavirus në qarkun e Gjirokastrës.

Në total Instituti i Shëndetit Publik raportoi 53 raste të infektuarish në të gjithë Shqipërinë, ndërsa një 70 vjeçare ndërroi jetë.