TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është bashkuar thirrjeve të politikanëve shqiptarë për Luginën e Preshevës që nesër në zgjedhjet në Serbi të votojnë listën e unifikuar shqiptare.
Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës janë bashkuar me një listë dhe Thaçi këtkon nga shqiptarët ta votojnë masivisht.
Thaçi thotë se vetëm në këtë mënyrë zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës mund të dëgjohet kudo.
STATUSI NGA HASHIM THAÇI
Jam i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.
Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.
Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë. HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3922030724533924