TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i jashtëm Tritan Shehu ka komentuar zhvillimet e fundit në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që mes të tjerave përfshijnë dhe shkëmbimin e territoreve.
Shehu shkruan se Tirana zyrtare ka duartrokitur në heshtje idenë e shkëmbimit të territoreve.
POSTIMI:
“Shkembimi i territoreve”, nje perpjekje konspirative me anex “Shengenin Ballkanik”!
Tashme qe egzistenca e nje tentative te tille u qartesua, dikush prej shqipfolesve mbeshtetes duhet te shpjegoje….
Beogradi e ka bere prej shume vitesh kete, Vucic pa dyshim eshte autor e gjenerues kryesor i saj dhe kjo eshte e kuptueshme.
Bolton, nje nga kundershtaret e pavaresise se Kosoves i dha hapesire duke e ngritur ne opsion, por kjo nuk mund te arrihej pa artikulimin ne shqip. Shqipfoles ne Prishtine u bene megafoni i pare publik i saj duke krijuar nje konfuzion te rrezikshem ne Ëashington e Bruksel.
“Tirana” beri sikur heshti, ne fakt duartrokiti nen tavoline per te prezantuar mbas pak ne gjuhen shqipe ketu, Nish e Shkup nje anex te “Shkembimit te territoreve”, “Shengenin ballkanik” perseri te pregatitur nga Vucic, duke vene keshtu ne pozite te veshtire edhe miqte tane me te mire.
Sot heshtin, belbezojne, pikerisht tashme kjo nuk duhet lejuar, dikush duhet te shpjegoje edhe ne shqip, kete e kerkon opinioni, demokracia, transparenca, megjithese kjo e fundit tashme pothuajse eshte bere.