AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 12:57

Kaloi pranë bimëve të kānabist dhe tentoi të largohej, arrestohet kryeplaku i fshatit Ibë në Tiranë

Kaloi pranë bimëve të kānabist dhe tentoi të largohej,


Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë kryeplakun e fshatit Ibë e poshtme pasi gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar, ku u gjetën fidanë me kānabis, në afërsi të tyre është konstatuar P.S, 58 vjeç.

58 vjeçari sapo ka parë forcat e rendit ka tentuar të largohet me shpejtësi por efektivët kanë arritur të bëjnë ndalimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikānabis i koduar “Bërzhita”.

Vihet në pranga një shtetas, autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kānabisit.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Ibë e poshtme.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë krīminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krīmit në Komisariatin Nr. 1, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bërzhita”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• P. S., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Ibë e poshtme, janë gjetur fidanë të mbjellë, të dyshuar si cānnabis sativa dhe në afërsi të tyre është konstatuar shtetasi P. S., i cili ka tentuar të largohet, por është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.