AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 09:48

Vrāsja e dy biznesmenëve në Laç, Apeli i Tiranës rikthen në burg Kreshnik Tushën

Vrāsja e dy biznesmenëve në Laç, Apeli i Tiranës rikthen


Gjykata e Apelit të Tiranës ka rikthyer në burg shtetasin Kreshnik Tusha, i akuzuar për vrāsjen e dyfishtë në Laç, ku vīktima mbetën biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Lajmi bëhet i ditur për “Balkan Web” nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa kujtojmë se Tusha shkoi i plāgosur në Spitalin e Laçit natën e vrāsjes.

Dyshimet e para ishin se ai ishte një nga atēntatorët, por pas arrestimit të Eduart Lamajt, ai u lirua nga Gjykata e Kurbinit dhe u la në arrest shtëpie.

Ditën e sotme, gazetarja Lala mëson se Apeli ka prishur këtë vendim dhe ka caktuar ndaj Tushës masën e sigurisë “arrest me burg”.