AKTUALITET, 6 Gusht 2020, 21:59

I preu kokën të ëmës me thikë, Olsi Çekiçi nuk pendohet: Kjo do të ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë

I preu kokën të ëmës me thikë, Olsi

Olsi Çekiçi, autori i krīmit makabër në Pogradec, nuk është penduar që i preu kokën me thikë të ëmës dhe ia vari në kangjella. Në deklaratën përpara policisë, Çekiçi është shfaqur i qetë dhe është shprehur se ky krīm do të ndodhte një ditë.

“Nuk pendohem. Kjo gjë do të ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë,”- mësohet se ka rrëfyer Olsi, duke mos shfaqur pikë pendese.

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e sotme. Olsi Çekiçi pas sherreve dhe dhūnës së përditshme mori thikën dhe masakroi nënën e tij, 70-vjeçare. Kokën ia preu dhe ia vari në derë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij dhe u vu në pranga. Ai u gjet i përlyer në gjak nga policia.