AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 09:15

Sherr në Vlorë, djali i thyen edhe xhamat e makinës, at e bir përfundojnë në pranga

Sherr në Vlorë, djali i thyen edhe xhamat e makinës, at e bir


Babë e bir nga Tirana janë përfshirë në një sherr në Radhimë.

Policia thotë se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa djali i ka thyer të atit edhe xhamat e makinës.

Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke i arrestuar të dy.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta.